Afatet
e Plehërimit
Plehërimi është mase
agroteknike me te cilën ne toke
(dhe) inkorporohen materie
ushqyese për
bime te nevojshëm për rritje dhe zhvillim ne forme te
plehrave.
Plehërimi kryen
dy funksione :Qe bimëve te ju siguroj sasi te mjaftueshme te
elementeve
ushqyese dhe te përmirësoj strukturën e tokës.
Koha e
plehërimit behet ne disa faza ; Faza e pare quhet Plehërimi meliorativ,
lloj i këtij
plehërimi është: Humizimi
(Pasurimi i tokës me humus), Kalcifikimi (Zvogëlimi i shkalles se
aciditetit),
Fosfatizimi(
pasurimi i tokës me fosfat), Nitrogjenizimi (Pasurimi i tokës me
azot).
Plehërimi
themelor aplikohet gjate lëvrimit themelor, qëllimi i këtij
plehërimi është
qe plehrat e përziera te munde te vendosen ne thellësinë e duhur qe
sistemi rrënjor
i bimëve te munde te i shfrytëzoj ne mënyre racionale, dhe nëse plehrat
nuk vendosen ne
thellësinë ku është sistemi rrënjor i bimëve por mbesin ne
sipërfaqe ose ne
thellësi te ceket atëherë për shkak te mobilitetit te elementeve P
dhe K nuk do te
munde te arrije deri te rrënja për shfrytëzim .
Plehërimi
startues, aplikohet se
bashku me mbjellje dhe inkorporohen përmes
makinave
mbjellëse qe kane nga një depositor te caktuar për vendosje te
plehut I cili
inkorporohet ne toke (N:P:K 15:15:15).
Plehërimi
Plotësues kryesisht aplikohet gjate
vegjetacionit te bimëve, dhe munde te shpërndahet ne tere sipërfaqen, mes rendeve,
ne thellësi ne mese rendeve, munde te jepet si solucion i tretur ne ujë
përmes ujitjes, si dhe përmes plehërimit foliar (gjetheve), kryesisht aplikohen
plehrat Azotike si URE, NAG etj .
Afati
i aplikimit të plehrave është një moment majft i rëndësishëm. Rëndom sasia e
plehrave minerale varet nga një kompleks faktorësh siç janë: rendimenti i
planifikuar, ujitja, dendësia e mbjelljes etj.
Gjithashtu
është mjaft i rëndësishëm edhe raporti në mes elementeve ushqyese.
Shfrytëzimi i plehrave minerale bëhet si plehërim bazë apo, përmes riplehrimit.
Gjithashtu, riplehrimi mund të bëhet edhe përmes gjetheve (ushqimi foljar). Ky
trajtim mund të bëhet në fazën kur të formohet masë e mjaftueshme e gjetheve
dhe derisa gjethet janë ende në rritje e sipër.
Ndërkaq lloji i plehut përqendrimi dhe afati i përdorimit, caktohet në bazë të
rasteve konkrete.
Comments
Post a Comment